SwitchService është një tweak i ri që sjell mundësinë për të kaluar me shpejtësi nga përdorimi i iMessage tek SMS-të tradicionale. Pasi ta keni instaluar atë, nuk duhet të bëni asgjë tjetër veçse të hapni aplikacionin e mesazheve, të shkruani një mesazh dhe më pas duke mbajtur të shtypur për një kohë të gjatë butonin "Send" do të keni mundësinë të kaloni nga iMessage tek SMS-të dhe anasjelltas.

Gjatë kohës që e mbani të shtypur do të shikoni se ngjyra e butonit do të ndryshojë. Një buton "Send" ngjyrë jeshile do të sinjalizojë dërgimin e një SMS-je normal, ndërsa ngjyra blu tregon dërgimin e një iMessage. Tek menuja Settings mund të vendsoni të ç'aktivizoni SwitchService ose të personalizoni kohën që duhet të mbani të shtypur butonin "Send" për të aktivizuar këtë funksion.


Nëse jeni të interesuar të shkarkoni programin SwitchService, atëherë duhet të shtoni repozitorin e Creatix (repo.ioscreatix.com) në listën e repove në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment