Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program i cili është prezantuar ditët e fundit në Cydia edhe sjell për të gjitha iDevice-et ku mund të instalohet Jailbreak, funksionin e ndarjes së ekranit ose "Split View", që gjejmë në iPad Pro.

Splitify mund të shkarkohet falas nga repozitori i Big Boss në Cydia, edhe pasi ta instaloni ai do të aktivizohet menjëherë. Për të aktivizuar funksionin do t'ju duhet vetëm të kryeni gjestin e rrëshkitjes së gishtit mbi ekran duke u nisur nga ana e djathë,  lartë.  Gjitashtu nëse keni nevojë për ndonjë rregullim të dimensioneve të dritareve që Splitify i dedikon dy programeve, atëherë nga menu-ja Settings e iOS mund të zgjidhni preferencat që dëshironi.

Siç mund të imagjinoni Splitify funksionon mjaft mirë në iDevice me dimensione ekrani të mëdha por nuk do të thotë se në të tjerat nuk funksionon. Zhvilluesit e programit këshillojnë që ju ta përdorni këtë funksion nëse jeni në pamjen Landscape dhe jo në Portrait Mode pasi dimensionet e dritareve do të jenë shumë të vogla edhe pothuajse të papërdorshme.

Ju kujtojmë që për të instaluar këtë program duhet të keni instaluar më parë Jailbreak në iDevice-in tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment