Gameloft ka lëshuar në App Store lojën Sniper Fury, ku do të luani në rolin e një agjenti special me aftësi të veçanta në snajper dhe që ka si detyrë të kalojë 130 misione në të gjithë botën. Sniper Fury do të shfrytëzojë në maksimum smartphone-t dhe tabletët më të fundit për të dhuruar një eksperiencë loje mjaft të ngjashme me Play Station dhe Xbox.

Grafika e lojës është mjaft e realizuar dhe ofron edhe disa efekte fantastike "Bullet time" next gen, për dyluftime akoma më dramatike. Ofron edhe skin të ndryshëm për të personalizuar armët tuaja. Çdo armik i ka pikët e tij të dobëta, do të jetë detyra juaj t'i zbuloni dhe shfrytëzoni.


Sniper Fury është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment