The Verge ka patur mundësinë të provojë aksesorin e ri të Apple dhe ka realizuar një video review nga ku mund të shohim më në hollësi dizajnin dhe funksionet që ofron. Nga pikët në favor kemi faktin se këllëfi është mjaft i këndshëm në prekje, një gjë që asnjë lloj aksesori tjetër i këtij lloji arrin të ofrojë.


Kemi edhe një mbështetje të plotë me iPhone që shfaq në erkan një ikonë të dyfishtë për baterinë, një për karikimin e telefonit dhe një të këllëfit. Edhe në Notification Center tek seksioni i baterisë do të gjeni një tregues për të dyja bateritë.


Një tjetër pikë e fortë është edhe fakti që bateria karikohet me karikuesin e iPhone-it, ndryshe nga aksesorët e tjerë që kanë nevojë për një kavo të dytë (microUSB) dhe prezenca e një drite LED që ndriçohet.

Nga pikat e dobëta është mungesa e mundësisë për të vendosur se kur aksesori duhet të furnizojë me energji pajisjen tonë dhe kur duhet të sillet si një këllef i thjeshtë. Edhe çmimi është i lartë (99$). Smart Battery Case integron një bateri 1877 mAh që arrin të karikojë një iPhone 6s nga 0% në 80%. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment