Microsoft ka përditësuar aplikacionin Skype, që tani do të jetë pjesë e menusë sharing në iOS. Me këtë version mund të argëtoheni me videomesazhet falë filtrave video dhe emoticons. Për sa i përket 3D Touch, mund të keni qasje me disa funksione direkt nga ikona e aplikacionit Skype.

Mund të zgjedhni një bashkëbisedim për të parë mesazhet e fundit ose një ose një videothirrje live dhe të përdorni Force Touch për të parë pozicionet, fotot, kontaktet dhe adresat e fundit që keni publikuar. Tani Skype integrohet në menunë sharing: prekni butonin share për t'i dërguar materiale në Skype miqve tuaj.

Skype për iOS është i disponueshëm falas në App Store. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment