Sipas një raporti të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, Shqipëria është renditur e fundit në Europë përsa i përket cilësisë së lidhjes së internetit. Ky raport e rendit Shqipërinë të 40-tën në Europë, pas Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, dhe të 94 nga 167 shtete në të gjithë botën.

"Këto të dhëna tregojnë se në Europë vlera më e madhe e Indeksit të Zhvillimit në Teknologjinë e Informacionit është 7.35 pikë, me të vetmin vend në rajon, Shqipërinë, e cila është nën mesataren e 5.03 pikëve", thuhet në raport.


Në këtë renditje Shqipëria renditet me 4.73 pikë, ndërsa e para në renditje për lidhjen më të mirë të internetit është Korea e Jugut , duke lënë pas Britaninë, SHBA-në dhe Japoninë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment