Samsung ka rënë dakord për ta zgjidhur konfliktin e saj me Apple, dhe shuma që kompania koreano jugore do t’ia paguajë rivalit të saj arrin në vlerën marramendëse prej 548 milionë dollarëve. Kompanitë rivale kanë qenë në një betejë rreth patentave, e cila ka rezultuar me marrëveshje e cila parasheh që Smsung të paguajë më shumë se 500 milionë dollarë në emër të dëmshpërblimit ndaj Apple.

Është pohuar se Samsung ka shkelur mbi patentat e shumta të cilat Apple i kishte në pronësi për telefonin e saj të famshëm - iPhone. Në fillim të vitit, Samsung ka paraqitur disa dokumente në gjykatën amerikane duke deklaruar se kompania dëshiron ta dërgojë çështjen përpara në Gjykatën e Lartë me një apel.

Kjo pasi gjykatat kishin refuzuar ankesën e Samsung për pagesën e dëmeve të shkaktuara ndaj Apple. Kompania e Koresë së Jugut ka konfirmuar se pagesa do të dërgohet brenda 10 ditëve nga marrja e një fature nga Apple. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment