Monument Valley është një nga lojërat më të bukura të disponueshme në App Store, kjo falë dizajnit mjaft inovativ dhe kujdesit të detajeve. Protagonistja kryesore e lojës është një princeshë, e cila duhet të kalojë disa labirinte të ndarë në disa nivele. Çdo gjë bazohet tek gjeometria, gjë që e bën lojën akoma më të vështirë dhe interesante.

Duke prekur ekranin e telefonit do t'i tregoni protagonistes rrugën që duhet të ndjekë, por do të përballeni me disa pengesa që duhet t'i kaloni duke ndryshuar rrugë, duke spostuar kullat ose shkallët.   Ambientet dhe ngjyrat e lojës janë studiur në çdo detaj duke e bërë eksperiencën tonë akomë më të bukur.


Monument Valley kushton 3,99€, por sot është e disponueshme në Ofertë Falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad e iPod touch. Peshon 266 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment