Skuadrat e Jailbreak vazhdojnë punën për një vegël të sukseshme për Jailbreak në iOS 9.1. Dy skuadrat që pritet të bëjnë këtë janë Pangu dhe TaiG. Ka shumë mundësi që edhe Pangu edhe TaiG do t'ia dalin së shpejti të bëjnë jailbreak për iOS 9.1, mundësisht në 2016-ën. Kur u prezantua iOS 9.1, ekzistonte një vegël për jailbreak në iOS 9. Apple ka kaluar nëpër disa versione beta të iOS 9.1 para se të lironte versionin e plotë të sistemit operativ.

Kur iOS 9.1 u publikua u rregulluan dobësitë që janë përdorur nga ekipi Pangu për jailbreak në iOS 9. Apple ka pranuar se ajo përfshinte rregullime në iOS 9.1 që Pangu ka shfrytëzuar. Tani, Pangu dhe TaiG duhet të gjejnë dobësitë në sistemin operativ iOS 9.1 në mënyrë që të nxjerrin jailbreak për atë. Apple tashmë është duke punuar në versionet beta të iOS 9.2 dhe së shpejti do të lëshojë versionin përfundimtar për publikun si një over-the-air për shkarkim.

Apple është përqendruar në bërjen e sistemeve të tyre operative shumë më të sigurta, e cila është duke ia bërë dy skuadrave më të vështirë punën. Pangu jailbreak punon për iOS 9, iOS 9.0.1 dhe iOS 9.0.2. Nëse përdoruesit kanë bërë update në iOS 9.1, ata kishin një kohë të shkurtër për të bërë doëngrade tek iOS 9.0 Apple ka mbyllur dritaren e doëngrade, që do të thotë një përdorues në iOS 9.1 nuk mund të bëjë jailbreak.

Një ekip i hackerave ka qenë në gjëndje të bëjë jailbreak iOS 9.1 dhe është paguar $ 1 milion nga Zerodium. Për fat të keq, ekipi është anonim dhe Zerodium tani zotëron të drejtat për jailbreak, kështu ka shumë pak gjasa që ajo të dalë në publik. E vetmja zgjidhje për jailbreak aktualisht në dispozicion të publikut është një mjet i paplotë. Semi Jailbreak është një mjet i pjesshëm jailbreak në dispozicion nga TaiG. Komuniteti jailbreak shpreson se do të gjejnë së shpejti një mënyrë për jailbreak në iOS 9.1 dhe iOS 9.2. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment