Apple ka ndërmënd të prodhojë një iPhone 6c me ekran 4 inç për të zëvendësuar modelin 5s, por sipas Gene Munster kjo lëvizje do të jetë një gabim i madh. Analisti mendon se përdoruesit nuk i preferojnë më telefonat me përmasa të vogla, pasi tashmë të gjithë duan një ekran gjithmonë e më të madh.

Më pas Munster është ndalur edhe tek një sondazh sipas të cilit 20% e klientëve dëshiron një pajisje me ekran 4 inç. Sipas tij, kush është përgjigjur në këtë mënyrë thjeshtë nuk ka provuar asnjëherë më parë një iPhone me ekran më të madh: "Kush ka përdorur për pak minuta një iPhone 6 ose 6 Plus e di se sa komode janë këto pajisje dhe është pamundur të kthehet pas".

Me pak fjalë, një iPhone 6c do të jetë "thjeshtë një humbje kohe për Apple", duke qenë se do të shesë me të vërtetë pak, pavarësisht larmisë së ngjyrave. Kjo pajisje nuk do të kushtojë më pak se 450$, një çmim që nuk mund të konsiderohet ekonomik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment