EasyAppOrientation është një tweak shumë i domosdoshëm që na lejon të zgjedhim orientimin e ekranit për çdo aplikacion që kemi të instaluar në pajisjen tonë. Pasi ta keni instaluar këtë tweak, mjafton të shkoni tek menuja Settings dhe të zgjedhni si dëshironi të orientoni ekranin për një aplikacion të caktuar.

Për shembull: nëse dëshironi të përdorni aplikacionin e mesazheve gjithmonë në vertikal, mjafton të zgjedhni orientimin për këtë aplikacion. Në këtë mënyrë, ndërsa përdorim këtë aplikacion ekrani do të bllokohet vertikalisht, ndërsa nëse kalojmë tek një aplikacion tjetër ky bllokim nuk do të jetë më.


Nëse jeni të interesuar, EasyAppOrientation mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment