Whatsapp është aplikacioni më i përdorur në botë për sa i përket mesazheve, pavarësisht se ka një limit të madh: nuk ka një version për iPad. Janë të shumtë përdoruesit që e kërkojnë këtë mbështetje prej shumë kohësh, megjithatë një aplikacion zyrtar nuk është lëshuar asnjëherë dhe ndoshta nuk do të lëshohet.

Një zhvillues ka menduar t'i japë zgjidhje këtij problemi duke realizuar një aplikacion që quhet Messenger for Whatsapp që arrin ta bëjë të funksionojë edhe në iPad. Ndryshe nga aplikacionet e tjera, Messenger for Whatsapp është i sigurtë pasi përdor platformën Whatsapp Web për të funksionuar.


Pasi ta hapni për herë të parë do të shfaqet një kod QR në ekran dhe nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të hapni WhatsApp në iPhone, të klikoni tek Settings > Whatsapp Web dhe të nisni skanimin. Menjëherë në iPad do të shfaqen të gjitha bisedat tuaja. Për ta shfrytëzuar atë duhet që iPhone dhe iPad të jenë gjithmonë të lidhur me të njëjtën linjë WiFi.

Messenger for Whatsapp është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPad. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment