Board Defenders është një lojë puzzle me grafikë 3D e ambientuar në një botë imagjinare. Bëhet fjalë për një lojë logjike ku personazhe të ndryshëm lëvizin në një fushë beteje identike me një fushë shahu, ku të gjithë objektet ndjekin rregullat e lojës së shahut.

Në nivelet e disponueshëm duhet të arrini të mundni të gjitha kombinimet e kundërshtarëve që fshihen pas katër personazheve që keni në dispozicion, seicili me rregulla të veçanta lëvizëse. Katër personazhet kryesor mund të fuqizohen akoma më tepër.

Board Defenders është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment