Me publikimin e iOS 9.2, Apple nuk ka harruar të sjellë edhe një përditësim për Apple Watch, i cili vjen me versionin 2.1 të Watch OS. Në këtë version është shtuar suporti për disa gjuhë internacionale por edhe shumë rregullime problemesh të raportuara nga përdoruesit.

Ky përditësim mund të instalohet direkt nga iPhone me të cilin Apple Watch komunikon edhe kërkon rreth 57 Mb të dhëna për tu shkarkuar. Sipas impresioneve të para, Apple ka rregulluar disa probleme në lidhje me përditësimin e kalendarit edhe komunikimin e tij me programe të tjera.

Nëse jeni të interesuar të instaloni këtë update atëherë duhet të shkoni tek My Watch -> Software Update edhe më pas instalimi do të nisë vetëm nëse jeni lidhur me rrjetin Wi-Fi. Për çdo problem mund të komentoni këtë artikull. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment