Apple ka deklaruar se aplikacioni i saj origjinal i hartave i njohur si Apple Maps tani përdoret tri herë më shumë se shërbimi rival i Google Maps për iPhone dhe iPad. Aplikacioni i Apple i cili fillimisht u kritikua rëndë pa prezantimit të tij në vitin 2012 për shumë pasaktësi dhe mungesa të disa karakteristikave, tani po shëndrit.

Kompania amerikane ka deklaruar se tani përdoruesit bëjnë mbi pesë trilionë kërkesa të lidhura me hartat brenda një jave në SHBA. Agjensia e lajmeve Associated Press ka deklaruar poashtu se Apple Maps mban një përparësi "modeste" mbi rivalin Google Maps në numrin e përdoruesve të shërbimeve të hartave në iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment