Pas një periudhe në beta testing, Apple ka pak minuta që ka lëshuar versionin 9.2 të sistemit operativ iOS për iPhone, iPad dhe iPod touch. Këtë version mund ta instaloni direkt nga pajisja juaj nëpërmjet funksionit Over-The-Air (OTA) ose nga kompjuteri me anë të programit iTunes. iOS 9.2 është përditësimi i katërt pas iOS 9, iOS 9.0.1 dhe iOS 9.0.2.

iOS 9.2 përqëndrohet kryesisht tek korrigjimi i problemeve të vogla dhe përmirësimi i performacës, megjithatë nuk mungojnë edhe risitë e vogla si për shembull mbështetjen për Action Extensions nga ana e SFSafariViewCotroller.

Safari View Controller ofron disa avantazhe për përdoruesin, nga të cilat mundësinë për të patur qasje me login të shpëtuar më parë, iCloud, etj. Bëhet fjalë praktikisht për një mini-Safari që mund ta hapim direkt nga çdo aplikacion që e suporton. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment