Sipas thashethemeve më të fundit, Apple po përgatitet të prezantojë një iPhone të ri gjatë fillimit të vitit që vjen. Produkti që do të prezantohet do të jetë një iPhone i cili do të jetë versioni i ri i iPhone 5c, versioni i lirë i prezantuar para 2 vitesh, i iPhone 5s, i cili quhet iPhone 5c. Versioni i ri do të vij me një ekran me dimensione prej 4-inch.

Duke qënë se Apple do të sjellë këtë produkt edhe për të kënaqur klientët të cilët nuk kanë mundësinë të blejnë iPhone 6s/6s Plus, me siguri ai do të ketë një mbulesë plastike. Gjithashtu pritet që produkti të kushtojë nga 400-500 $. Nëse kështu do të jetë, ai do të jetë më i lirë se iPhone 5c i cili kushtonte 549$ kur u prezantua.

Përsa i përket karakteristikave Hardware ai nuk do të ketë sensorin 3D Touch i cili integrohet në iPhone 6s/6s Plus ndërsa karakteristikat e tjera do të jenë të ngjashme me ato të iPhone 6. Ju si mendoni, do të blinit një iPhone të tillë? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment