Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Cut The Rope 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cut The Rope është një nga lojërat më të shkarkuara në App Store me temë kuic ku ju duhet të prisni litarët në mënyrë që karramelet të përfundojmë në gojën e personazhit të lojës. Duhet të nxitoni ta merrni sa më shpejt pasi është një ofertë e limituar.


Slender Man Origins 1, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slender Man Origins është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpëtoni vajzën tuaj pasi është rrëmbyer nga forca të këqija. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do t'ju duhet të zgjidhni shumë enigma edhe të shmangni të gjitha rreziqet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


djay 2 for iPhone, nga 0,99€, falas /iPhone
Një nga aplikacionet muzikore më të dashura dhe më të shkarkuara për iPhone, është i disponueshëm falas në App Store për një periudhë të limituar. Ky aplikacion na lejon të transformojmë iPhone-in tonë në një sistem të plotë për DJ, ku mund të miksojmë në mënyrë profesionale këngët që kemi në librarinë tonë muzikore. Aplikacioni karakterizohet nga një grafikë e realizuar dhe me plot funksione interesante, përfshirë edhe Automix për të miksuar automatikisht këngët e preferuara. Duke rrotulluar iPhone, disqet e djay transformohen në një të vetëm, ku mund të punojmë më mirë.


Ring Run Circus, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Ring Run Circus është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoi një vajzë e cila do të bëjë akrobatci në unaza të mëdha. Për të marrë sa më shumë pikë në këtë lojë ju duhet të bëni numra nga më ekstremet brënda rrathëve gjigandë. Ja vlen ta provoni.


Amazing Sacrifice, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Amazing Sacrifice është një lojë mjaft e bukur edhe e krijuar nga një staf mjaft të kualifikuar programuesish edhe dizajner-ash. Qëllimi i lojës është të hidhni pulën në sobën me zjarr duke evituar të gjitha kafkat ose duke përdorur solucione magjike kundra tyre.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment