Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


- iBox Remote File Access, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iBox Remote File Access është një program i cili na jep mundësinë të lidhemi me një PC Windows për të aksesuar të gjitha file-et. Që programi të funksionojë duhe të kemi instaluar edhe programin iBox në PC-n e interesuar. 


- Storm Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Storm Rush është një lojë pa fund ku qëllimi është të shmangni blloqet të cilat krijohen nga dyshemeja në kohë reale. Në fillim duket mjaft e thjeshtë por më pas do keni mundësinë të vini në provë instiktet tuaja.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment