Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- The Descent, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Descent është një lojë majft e bukur me aventurë edhe intriga ku detyra juaj është të gjeni mënyrat e duhura për tu përballur me forcat që ju kanë rrëmbyer vajzën. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa mund të mendoni.


3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Measure Map, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Measure Map është program nëpërmjet të cilit mund të matni distanca të mëdha edhe të vogla, me një preçizion shumë të lartë. Më pas të dhënat e rregjistruara mund ti dërgoni me mail në adresën e preferuar. 

- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar. 




Step Out Of Bed, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Zilja më e mirë për tu zgjuar në kohë çdo mëngjes me muzikën tuaj të preferuar, vjen sot falas për një kohë mjaft të limituar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment