Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iVoice Translate, nga 1.79€, falas. /iPhone
iVoice Translate është një program mjaft interesant i cili do të na ofrojë një përkthes gjuhe në kohë reale. Duke shfrytëzuar mikrofonin ai do të njohë gjuhën që ju flisni dhe do ta përkthejë automatikisht në gjuhën që ju dëshironi. Ja vlen ta provoni këtë program.


Rainbow Trail, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
Rainbow Trail është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të qëlloni me armë sferat me ngjyrë. Por kini kujdes sepse midis tyre do të gjeni edhe bomba të cilat po ti prekni me armën tuaj do të shpërthejnë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.




- Emergency Mobile, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Emergency është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni repartet e emergjencave, si zjarrëfikësit apo ambulancat, për të shpëtuar njerëzit edhe natyrën nga fatkeqësinë natyrore. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft real edhe ju do të provoni eksperiencën e vërtetë të menaxhimit të aksidenteve.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment