Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Jet Dudes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jet Dudes është një lojë në të cilën ju duhet të komandoni personazhin e lojës i cili fluturon me ndihmën e disa pajisjeve fluturuese. Pra është një lojë pa fund dhe qëllimi juaj do të jetë të evitoni ose të vrisni armikun dhe të përshkruani sa më shumë metra për të qënë të parët në Game Center.


- TitleFx, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
TitleFx është një program mjaft profesional për përpunimin e imazheve. Ai do t'ju japë mundësinë të shtoni efekte në fotot ekzistuese e më pas ti publikoni ato direkt në rrjetet sociale si Twitter apo Facebook. 


Raven, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Raven është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni një korb të mbledhë sa më shumë sende dhe ushqim për të mbijetuar. Për tu ushqyer do të mblidhni krijesa të ndryshme të cilat do të shuajnë urinë e korbit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të fluturoni si korbi.


-  iLearnPiano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iLearnPiano është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të mësoni instrumentin muzikor të pianos. Në të do të gjeni shumë video tutoriale të cilat do të transformojnë ëndrrën tuaj për të mësuar pianon, në realitet. Ja vlen ta merrni këtë program.


-  DrawOnMP, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DrawOnMP është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të vizatoni mbi hartën e iOS ose Google edhe më pas ta ruani atë në formën e një imazhi. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment