Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


- Compass++ Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass++ Pro është një program i cili sjell në iDevice funksionin e busullës duke shfrytëzuar sensorin që integrohet nga këto pajisje. Për më tepër do të keni mundësi të zgjidhni midis shumë temave grafike. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Coinverter: The Currency Converter, nga 0.89e, falas. /iPhone, iPad
Coinverter është një program i cili na ndihmon të konvertojmë vlerën e një monedhe në një tjetër. Do të keni mundësinë të konvertoni një vlerë monetare, në 160 monedha të ndryshme nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment