Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Slide Tetromino, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


-Crazy Caps, nga 0.789€, falas. /iPhone
Crazy Caps është një lojë me temë Kuic ku qëllimi i lojës është të rreshtoni kapakët metalikë që kanë të njëjtën ngjyrë në mënyrë që të pastrojmë bordin deri në kapakun e fundit. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment