Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

neu.Notes+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
neu.Notes është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime ditore në iPhone ose iPad. Programi ofron shumë funksione që do të shpejtojnë shumë shkrimin e shënimeve duke na ofrouar shumë figura gjeometrike të gatshme apo ndryshimin e ngjyrës së penës. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Monument Valley, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Monument Valley është një lojë mjaft e bukur me aventurë  ku ju duhet të ndihmoni princeshën Ida të arrijë në majë të kështjellë. Duhet të keni kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë aq e lehtë sepse rojet e saj do të mundohen ta ndalojnë.


- Stubies, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të mbani nën kontroll personazhet e lojës në mënyrë që ato të mos krijojnë kaos.   Për ti mbajtur nën kontroll duhet ti bashkoni ato që kanë të njëjtën ngjyrë edhe ti poziciononi në këndet e ekranit. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


-  Calendarium, nga 0.89€, Falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron një kalendar virtual me shumë funksione interesante ku ndër këto do t'ju ofrohet edhe mundësia për të parë motin për ditën e sotme në qytetin tuaj. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment