Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Test English, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Test English është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që doni të mësoni gjuhën angleze. Programi do të testojë njohuritë tuja duke përcaktuar më pas nivelin e njohjes të ndarë në 3 shkallë , A, B dhe C.


Flowpaper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të krijojmë Wallpaper për iPhone me figura abstrakte. Programi ofronë një telë vizatimi virtual dhe ju mund të vizatoni çdo lloj forme duke prekur me gisht mbi ekranin e iPhone ose iPad. Më pas mund të ruani vizatimin virtual në Galerinë e fotografive dhe ta përdorni si sfond në iDevice-in tuaj.


- Guardian Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Guardian Sword është një lojë mjaft e bukur me temë kuic në të cilën ju duhet të pastroni bordin nga objektet me ngjyra. Për të qënë i pari duhet të kombinoni objekte me te njëjtën ngjyrë në mënyrë që ato të zhduken nga ekrani.

World Travelpedia: Global Attraction, nga 5.49€, falas. /iPhone, iPad
Ky aplikacion është një database që përmban informacione për rreth 100 shtete të botës nga ku mund të merrni informacionet që dëshironi në qoftë se dëshironi të udhëtoni ose të dini më tepër në lidhje me atë shtet. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Calculator Easy HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron funksionin e një makine llogaritëse në iPhone ose iPad. Kur kryejmë ndonjë llogaritje në një pjesë të ekranit do të na shfaqen të gjitha llogaritë të cilat edhe mund ti stampojmë.


Quick Drafts, nga 2.79€, falas. /iPhone
Quick Drafts është një tjetër program i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të krijoni shënime edhe më pas ti ruani ato në shërbimet iCloud, Google Drive apo Dropbox. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


Pig Shot, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Pig Shot është një lojë që krijon vartësi dhe ajo që duhet të bëni është të lëshoni me një kërrabë, një derrkuc. Duhet ti jepni forcën e duhur e ta lëshoni sa më lart të mundeni. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të dalin pengesa të ndryshme kështu që duhet të perfeksiononi nishanin. Në qoftë se gjatë lëshimit kapni lulelakrat do të fitoni shpejtësi dhe derrkucio do të fluturojë më larg.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment