Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Cat&Line 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cat&Line është një lojë mjaft e thjeshtë me temë Quic ku ju duhet të vizatoni rrugën ku mjacja duhet të kalojë për të mbërritur tek monedhat e arit. Ja vlen ta provoni këtë lojë e cila është mjaft e thjeshtë për tu luajtur por do t'ju bëjë për vete.


Tap Studio 3 PRO, nga 2,79€, Falas /iPhone, iPad
Tap Studio është njjë lojë e bukur muzikore mjaft e ngjashme me Tap Tap ku duhet luani të gjitha këngët dhe të mbildhni sa më shumë pikë. Pra, një lojë ku duhet të shfaqni aftësitë tuaj për të krijuar pjesët muzikore.


- Rollabear, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rollabear është një lojë mjaft e  bukur me aventurë ku ju duhet të eksploroni 3 botë magjike ku suprizat nuk do të mungojnë. Qëllimi i lojës është të evitoni çdo pengesë gjatë rrugës tuaj, detyrë e cila nuk do të jetë aq e lehtë.


Fonta: Telling Stories With Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Fonta është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të tregoni historitë tuaj, miqve, duke krijuar albume me foto nga e gjithë jeta juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment