Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iFunFace Pro: Create Funny HD Video, nga 2, 79€, falas. /iPhone, iPad
iFunFace Pro është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krjoni video me fotot tuaja të cilat më parë mund ti modifikoni me efekte grafike qesharake. Pasi keni zgjedhur koleksionin e fotove  programi do të krijojë një file video me fotot. Ja vlen ta merrni atë.


iOrnament, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOrnament është një program mjaft interesant i cili do t'ju lejojë të krijoni fotografi abstrakte duke shfrytëzuar konceptin e simetrisë së objekteve. Pra është një program ku mund të krijoni atë çfarë imagjinoni në qoftë se jeni të apasionuar me fotografinë.


- Home Design 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Home Design 3D është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të vizatoni projektin e shtëpisë tuaj sikur të ishit një arkitekt i vërtetë. Për më tepër do të keni mundësinë që të shtoni edhe objekte 3D në sipërfaqet e projektit të cilët do ta bëjnë planimetrinë akoma më reale edhe profesionale. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Aces of Steam, nga 0.89€, falas. /iPad
Aces of Steam është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti të avioneve luftarakë. Do të merrni pjesë në shumë beteja për të shpëtuar qytetin tuaj nga sulmet armiqe. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment