Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


Quick Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone, iPod ose iPad si një zile zgjimi me një grafikë mjaft interesante dhe të thjeshtë për tu përdorur. Mund të zgjidhni midis 8 melodive të ndryshme për tu zgjuar  si dhe mund të zgjidhni veshje të ndryshme grafike. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Easy Ftp Pro, nga 3.89€, falas. /iPhone, iPad
Easy Ftp Pro është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të lidhemi në me një server duke shfrytëzuar protokollin FTP (File Transfer Protocol). Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment