Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Don Test, nga 0.89€, falas. /iPhone
Don Test është një lojë në të cilën ju do të mësoni si të numëroni paratë përpara bosit tuaj. Loja stimulon lëvizjet e duarve ku ju numëroni parat. Në fakt është një lojë e thjeshtë por ja vlen ta provoni për eksperiencën që sjell.


- Puzzle Lines, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Puzzle Lines është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë për tu mësuar por e vështirë për tu aplikuara. Gjatë lojës duhet vetëm të mbani sa më bosh, tavolinën ku shfaqen sferat me ngjyra. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment