Battle Copters është një lojë që fokalizohet tek betejat ajrore. Misioni juaj në këtë lojë do të jetë të pilotoni një helikopter dhe të luftoni kundër lojtarëve të tjerë. Mund të zgjedhni helikopterin tuaj dhe të filloni të luftoni në beteja deri me 8 lojtarë. Do të keni në dispozicion 4 ambiente të ndryshëm dhe të rrezikshëm dhe duhet të menaxhoni më së miri komandat dhe opsionet që keni në dispozicion.

Kontrollet janë shumë të thjeshtë por loja është e shpejtë dhe agresive kështu që duhet t'i keni reflekset gjithmonë gati përndryshe do të jetë shumë e thjeshtë për të humbur. Loja fokusohet tek eksperienca "multiplayer" dhe ofron dy opsione të ndryshme "të gjithë kundra njëri tjetrit" ose "me skuadra"


Battle Copters është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 114MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment