Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Rhonna Designs, nga 1.79, falas. /iPhone, iPad
Rhonna Designs është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë fotografitë sipas dëshirës duke i shtuar efekte grafike mjaft interesante dhe të këndshme. Ja vlen ta keni këtë program në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë.


- Sketch Me! Sketch&Cartoons, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program i cili do të transformojë fotot tona duke i aplikuar një efekt ku fotot tona do të duket sikur janë vizatuar me dorë. Më pas mund ti ndani këto foto në rrjetet sociale si Facebook apo Twitter.


Dmd 360, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dmd 360 është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai na jep mundësinë të krijojmë foto panoramike me 360° të ambientit ku ndodhemi, ti aplikojmë disa efekte grafike edhe më pas ta publikojmë në një rrjet social ku mund të shikoni me miliona foto panoramike të publikuara nga përdorues nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni këtë program.


Weather Now, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wheather Now është një program mjaft interesant i cili do të na sjellë informacione në lidhje me motin në qytetin tonë si dhe shumë informacione të tjera. Gjithashtu veshja grafike e programit është mjaft e këndshme. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment