AppBox 9 është një tweak i ri për iOS 9 që na jep mundësinë të shtojmë disa aksione të shpejta për aplikacionet që përdorim më shpesh. Duke rrëshkitur djathtas në Lockscreen do të keni qasje me një listë aplikacionesh të zgjedhura nga ju. Duke shtypur ikonat do të hapni aplikacionet, por nëse e mbani të shtypur më gjatë do të hapet një aksion i shpejtë për atë app (nëse është i disponueshëm).

Për shembull, duke mbajtur të shtypur ikonën e aplikacionit Notes mund të shkruan një shënim të shpejtë, duke mbajtur të shtypur ikonën e aplikacionit Music mund të zgjedhni një playlist që dëshironi të dëgjoni, me aplikacionin Messages mund të shkruani një mesazh, me aplikacionin Weather mund të shikoni motin në qytetin tuaj, etj...


Mund të personalizoni aplikacionet që dëshironi të shfaqni në plan të parë me anë të AppBox 9 dhe mund edhe të personalizoni përmasat e tyre, pamjen e ikonave, të fshehni disa elementë në Locksreen dhe shumë funksione të tjera.

Nëse jeni të interesuar, AppBox 9 mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1,50$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment