Sa herë që prezantohen disa pajisje të reja, Apple mundohet gjithmonë që të rrisë performancën dhe karakteristikat, për t'i ofruar përdoruesit një eksperiencë më të mirë. Në iPhone 6s dhe 6s Plus gjejmë antenën e re Wireless 802.11ac me teknologjinë MIMO dhe në këtë Speed Test, krahasohet shpejtësi Wi-Fi e iPhone 6s Plus (802.11 ac me MIMO) me atë të iPhone 6 Plus (802.11 ac).

Përpara se të bëhej testi të dy modelet janë përditësuar në iOS 9.0.2 dhe janë lidhur me një bazë AirPort Extreme. Gjithashtu, asnjë pajisje tjetër nuk ishte e lidhur me këtë bazë për të mos ndryshuar rezultatet. Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e mëposhtme, ka patur një përmirësim të duhur nga ana e Apple, e cila ka arritur të katërfishojë shpejtësinë në krahasim me iPhone 5s dhe rreth 30% më shumë se iPhone 6.


Megjithëse shpejtësia e rrjetit wireless në jetën e përditshme reduktohet shumë nga faktor të ndryshëm si valët apo numri i përdoruesve të lidhur njëkohësisht, iPhone 6 Plus në këtë rast ka arritur shpejtësinë 309.3 Mbps në download, ndërsa iPhone 6s Plus ka arritur shpejtësinë 412.7 Mbps. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment