Aplikacioni WhatsApp ka integruar në versionin e tij të fundit beta një risi për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus: mbështetjen për 3D Touch! Për momentin ky funksion është pak i limituar: është aktiv në ikonën e aplikacionit dhe na lejon të shkruajmë një mesazh me shpejtësi, ta vendosim tek të preferuarit dhe të kemi qasje të shpejtë tek Settings.

Për momentin nuk e dimë nëse në versionin final të aplikacionit do të kemi mundësinë të përdorim 3D Touch edhe për funksione të tjera më interesante, si për shembull: peek & pop. Prej vitesh e kemi kritikuar WhatsApp për vonesat në përditësimin e aplikacionit, por ndoshta tani gjërat kanë nisur të ndryshojnë! /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment