Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Tetor ka përzgjedhur lojën The Executive që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 4,99€!


The Executive është një lojë që mbledh në vete një sistem dyluftimesh, faza vrapimi dhe akrobaci në kohë reale, 120 nivele të vizatuara me dorë. Çdo gjë është e kombinuar me të vërtetë mirë dhe rezultati është një ekperiencë loje entuziasmuese dhe plot adrenalinë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment