Nga data 16 Tetor, Telekom Albania do të sjellë në Shqipëri dy modelet e reja iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus. Ato mund të rezervohen që tani direkt në faqen zyrtare të kompanisë. Në përshkrimin e iPhone 6s, Telekom Albania shkruan: "Në momentin e parë që përdorni iPhone 6s e kuptoni se nuk keni përjetuar diçka të tillë më parë. Vetëm me një të prekur, 3D Touch mund të bëjë më shumë se kurrë. Live Photos risjell kujtimet tuaja në mënyrë kaq të gjallë. Dhe ky është vetëm fillimi. Shikoni me detaje iPhone 6s dhe do të gjeni risi në çdo plan."

3D touch gjenerata tjeter e multi-touch
iPhone tashmë ndjen sa fort ju shtypni ekranin duke ofruar mundësi të reja për të bashkëvepruar me të. Tashmë keni mundësinë të bëni të gjitha veprimet e zakonshme më shpejtë dhe thjeshtë.


Foto 12MP. Video 4K Live Photos. Kujtime që zgjasin.
Kamera më e famshme në botë është përmirësuar edhe më tej. Kamera e përparuar 12-megapiksel iSight tani përfshin Live Photos - të cilat bëjnë të mundur fiksimin e pamjeve të gjalla, çfarë ndodh përpara dhe pas shkrepjes dhe mund ti vini në jetë me një shtypje të thjeshtë. Një kamera e re Face Time HD 5-megapiksel ndriçon buzëqeshjen tuaj me Retina Flash.

Çip A9 me strukturë 64-bit.
Çipi më i përparuar që ekziston në një smartphone është edhe më i shpejtë. Ky çip përmban dhe bashkë-procesorin e lëvizjes M9.


Një dizajn revolucionar. I shtyrë më tej.
Dizajni i rrjedhshëm është i krijuar nga një aliazh prej 7000 fraksionesh alumini. Ekranet Retina HD 4.7 inç dhe 5.5 inç janë ndërtuar me xhamin mbrojtës më të fortë të përdorur ndonjëherë në smartphone. Si dhe ngjyra tërheqëse prej ari rozë që i shtohet serisë së grisë kozmike, argjendit dhe arit.

Performancë më e shpejtë e lidhjes Wireless.
Përjetoni shkarkime super të shpejta nga celulari dhe 2 herë më të shpejta me Wi-Fi me 802.11 ac deri në 866Mbps.


Identifikim me prekje. Siguri më e lartë. Direkt në mollëzat e gishtit.
Touch ID lejon të çkyçni telefonin tuaj dhe të bëni blerje të sigurta nga App Store duke përdorur shenjën e gishtit tuaj. Dhe sensori i përmirësuar Touch ID ofron njohje të shenjës së gishtit edhe më të shpejtë dhe më saktë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment