Siç e dini, tashmë mund të bëni Jailbreak për iOS 9 / 9.0.1 / 9.0.2 (ndiqni guidën tonë). Për fat të keq, shumë lexues të faqes tonë na kanë sinjalizuar disa probleme me programin Pangu gjatë proçedurës së Jailbreak. Në këtë artikull, do të shohim problemet më të zakonshme dhe të gjitha zgjidhjet e mundshme.

Error Code 0A (Pangu bllokohet në 45%)
Për të zgjidhur këtë problem, lidheni iPhone-in me kompjuterin, hapni iTunes dhe zgjedhni pajisjen tuaj. Tani duhet të shkoni tek "Backup" dhe të siguroheni që të mos jetë i kodifikuar, dmth që opsioni "Codifica backup iPhone" të mos jetë i seleksionuar. Bëni një backup dhe më pas riprovoni të bëni Jailbreak nga fillimi.


/usr/libexc/cydia/cydo error(2) error
Nëse ju shfaqet një mesazh i tillë, zgjidhja e vetme për të bërë që të funksionojë Jailbreak është: të lidhni pajisjen tuaj me iTunes dhe të bëni një restore dhe instalim të pastë të iOS 9.0.2. Mund të shkarkoni versionin e fundit iOS direkt nga faqja jonë.

Butoni "Start" i pogramit Pangu është gri
Ky problem shfaqet nëse nuk keni të instaluar versionin e fundit të iTunes, që mund të shkarkoni direkt nga ky link.

Ekrani blu (Pangu bllokohet në 90%)
Gjatë proçesit të Jailbreak, kur shkon në 90% Pangu kërkon të hapim aplikacionin dhe të kemi qasje tek fotot. Nëse në këtë pikë ekrani i iPhone bëhet blu, atëherë duhet të ribëni Jailbreak nga fillimi por kësaj rradhe duke e hapur aplikacionin Photos përpara se të hapni aplikacionin Pangu kur ju kërkohet.

Runtime Error
Nëse ju shfaqet ky mesazh: “Runtime Error! … This application has requested the Runtime to terminate it in an unusual way”, sigurohuni që keni të instaluar versionin e fundit të iTunes. E gjeni këtu.

Error 51 (Pangu bllokohet në 65%)
Nëse ju shfaqet ky mesazh: “Error occurred in preparing the environment, err code (51)”, ndoshta jeni duke bërë Jailbreak për një version beta të iOS 9.1. Duhet të bëni restore dhe të ktheheni në iOS 9.0.2 për të bërë Jailbreak.

iPhone i bllokuar në logon e mollës
Vendoseni pajisjen tuaj në DFU mode dhe bëni restore në iOS 9.0.2 që mund ta shkarkoni nga këtu.

Mungon programi Cydia
Në këtë rast, duhet të mbyllni aplikacionin Photos nga multitasking, të klikoni përsëri tek Pangu dhe t'i lejoni qasjen me fotot.

Cydia bllokohet ose shkon në crash
Nëse keni këtë problem, zgjidhja e vetme është të bëni restore nëpërmjet iTunes. Instalimi i pastër i sistemit do të fshijë gjithçka, kështu që ju këshillojmë të bëni një backup përpara.

Nëse keni patur ndonjë problem tjetër gjatë proçesit të Jailbreak, i cili nuk është përmendur në këtë artikull, ju ftojmë të na e sinjalizoni dhe ne do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment