Aplikacioni News i Apple nuk do të vijë në Shqipëri, të paktën jo këtë vit. Në pritje të versionit zyrtar, përdoruesit që kanë bërë Jailbreak për iOS 9 mund ta aktivizojnë atë që tani falë programit NewsOfTheWorld që është i disponueshëm falas në Cydia. Në këtë mënyrë, të gjithë mund ta përdorin këtë aplikacion dhe jo vetëm ato që ndodhen në SHBA.

Është mjaft e thjeshtë, mjafton të instaloni këtë tweak dhe më pas mund të konfiguroni aplikacionin News sikur të ishit në Shtetet e Bashkuara. I vetmi difekt? Burimet e lajme që mund të shtoni janë në gjuhën angleze.

Nëse jeni të interesuar, NewsOfTheWorld mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment