Galaxy Note 5 është produkti i fundit i prezantuar nga kompania Samsung i cili pritet të ketë shitje të larta në treg, por nga vlerësimet e para duket se ky produkt ka disa probleme. Një problem mjaft i rëndë duket se vjen nga Pena e cila përdoret si alternativë për komunikimin me sistemin operativ nëpërmjet ekranit.

Por cili është problemi i vërtetë? Ai verifikohet kur përdoruesi gabon vendosjen e penës në vëndin e përcaktuar. Nëse gaboni të vendosni atë në pozicionin e duhur ai mund të thyej ose krisë sipërfaqen pranë saj. Pena e Note 5 është ndërtuar me një teknologji e cila lejon ta nxjerrim atë nga aparati vetëm duke shtypur lehtë mbi vëndin ku ajo ndodhet. Pra integron një mekanizëm i cili luan rolin e një suste i cili ndihmon përdoruesin të marrë ose vendosë penën në vëndin e saj.

Për më tepër Samsung e ke projektuar këtë penë me dimensione të njëjta si në fillim të saj po ashtu edhe në fund. Pra trashësia e penës është e njëjtë në gjithë seksionin. Në këtë pikë, nëse një përdorues vendos penën nga ana e kundërtë, duke qënë se seksioni është i njëjtë në të gjithë gjatësinë, atëherë ajo do të shkojë deri në fund të kanalit siç mund të shikoni edhe në video. Në qoftë se do tentoni ta nxirrni penën sepse e keni vendosur gabim, atëherë mekanizmi sustë do ta pengojë daljen e saj dhe kështu duhet të aplikoni forcë të madhe për ta nxjerrë, forcë e cila me siguri do të dëmtojë aparatin.

Në krahasim me Note 4, ky fenomen nuk ndodh sepse nëse tentoni ta vendosni penën në anën e kundërtë, duke qënë se dimensionet e seksionit në gjatësi, ndryshojnë, ky problem është i zgjidhur. Është mjaft e çuditshme se si Samsung ka anashkaluar një problem të tillë i cili mund të jetë tepër i rrezikshëm nëse aparati përdorek nga dikush i cili nuk e di se si ta vendosi ose nga fëmijët. Këshilla jonë është që në qoftë se ndodheni përpara një problemi të tillë, nuk duhet absolutisht të tentoni ta nxirrni me forcë penën por të drejtoheni tek një pikë servisi, sepse ka një rrezik shumë të lartë që ta dëmtoni seriozisht aparatin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment