Mimoji është një tweak i ri për iOS 8 që na ofron mundësinë të personalizojmë tastierën Emoji. Me anë të këtij programi mund të vendosim në plan të parë emojit që dëshirojmë, duke zgjedhur ato që përdorim më shpesh ose që na pëlqejnë më shumë. Gjithashtu, mund të zgjedhni edhe ngjyrën e lëkurës që dëshironi të keni në plan të parë.


Mimoji është shumë i thjeshtë për t'u konfiguruar, mjafton të shkoni tek Settings dhe më pas të shtypni Configure. Tek Skin Tones mund të zgjedhni ngjyrën, ndërsa tek Select Emoji mund të zgjedhni deri në 30 emoji që do të shfaqen në seksionin "Më të përdorurat".

Nëse jeni të interesuar, Mimoji mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment