Android 6.0 Marshmallow është versioni i fundit i këtij sistemi operativi për SmartPhone i cili ka vetëm 2 javë që është publikuar nga Google për aparatët Nexus. Siç dihet kompanitë e tjera si Samsung, Htc apo LG e ofrojnë këtë përditësim vetëm pasi e kanë modifikuar atë sipas nevojave të tyre.

Ky modifikim me siguri kërkon shumë kohë kështu që rrezultati final është se një përdorues duhet të presë me muaj që të ketë përditësimin në aparatin e tij ose ndoshta përditësimi të mos bëhet i mundur. Kësaj here kompania LG duket se po bën të pamundurën që përdoruesit e saj të marrin këtë përditësim sa më shpejt.

Edhe me prezantimin e Android 5.0 Lollipop, LG ishte e para komapni që i ofrojë përdoruesve të saj këtë përditësim brënda 2 javëve pasi Google e hodhi në rrjet. Sipas drejtuesve të kompanisë në fjalë, LG G4 do të jetë SmartPhone i parë pas Nexus që do të marrë përditësimin në fjalë brënda 2 javëve në Amerikë edhe më pas do të vij në Azi edhe Europë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment