Pangu Team ka lëshuar një përditësim të programit që bën të mundur Jailbreak për iOS 9, duke zgjidhur problemet kryesore. Ju kujtojmë se ky program është aktualisht i disponueshëm vetëm për Windows dhe për Mac pritet të vijë më vonë. Versioni i ri 1.0.1 sjell këto të reja:

  • Është zgjidhur problemi që shfaqte error 0A
  • Është zgjidhur problemi që nuk lejonte hapjen e programit Pangu
  • Është rritur mundësia e suksesit të Jailbreak
  • Është hequr aplikacioni Pangu nga Sringboard

Nëse nuk keni bërë ende Jailbreak, ju këshillojmë të përdorni këtë version të programit Pangu dhe të ndiqni guidën tonë. Mund të shkarkoni versionin e ri të programit Pangu nga ky link. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment