Edhe pse kanë kaluar dy vjet, tregu i ekraneve të lakuar nuk ka arritur ende majat, dhe kostoja e prodhimit të tyre është shumë e lartë. Sipas raportit të fundit të BusinessKorea, Apple do të vazhdojë të mos përdorë ekranet OLED të lakuar, të paktën deri në vitin 2018.

Kompania amerikane ka ide të tjera për sa i përket iPhone 7 dhe dizajnit që do të ketë. Zgjedhje që nuk do të kenë nevojë për një erkan të lakuar dhe të njëjtin fat do të ketë natyrisht edhe iPhone 7s. BusinessKorea mendon se, kur Apple të vendosë të përdorë ekranin e lakuar, do të bindë shumë përdorues të blejnë iPhone, pikërisht siç ndodhi me iPhone 6 që solli një ekran më të madh.


Imazhet që shikoni në këtë artikull i referohen thjeshtë një koncepti të iPhone me ekran të lakuar, të realizuar nga Martin Hajek, disa muaj përpara prezantimit të Samsung Galaxy S6. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment