Kompania Microsoft ka prezantuar para pak ditësh një produkt hibrid i cili vjen nën emrin Surface Book. Ai duket se ka si qëllim të jetë konkurrenti direkt i Mac Book Air por gjatë prezantimit të tij, drejtuesit e Microsoft e krahasojnë atë me Mac Book Pro.

Elementi më i rëndësishëm i këtij produkti është fuqia Hardware edhe pritet që ai të vij në 2 versione përsa i përket proçesorit, Intel Core i5 edhe Core i7 të gjeneratës së gjashtë. Chip-i grafik do të mund të zgjidhet midis dy versioneve, Intel Hd edhe Nvidia GForce me 1 Gb Ram DDR 5 të dedikuar e cila  lejon një përpunim të fuqishëm grafik por edhe grafikë performante në lojërat dixhitale.

Përsa i përket ekranit, Surface Book do të ketë një të tillë me rezolucion 3000x2000 px, raportin 3:2 si edhe dimensione 13.5-inch. Si çdo version i Surface Pro, edhe ekrani i këtij produkti është kalibruar për të arritur në 100 % ngjyrat sRGB.


Fotokamera frontale ofron kualitetit HD e cila shërben edhe në teknologjinë e hyrjes në sistem nëpërmjet njohjes së fytyrës. Gjithashtu ofron maksimunin e kualiteti në shërbimet online si Skype apo Facebook.

Memoria Ram mund të arrijë mbi 16 GB edhe do të ofrojë performancën maksimale në sistemin operativ Windows 10. Gjithashtu asistenti vokal Cortana do të sjellë për përdoruesin një mënyrë të re në komunikimin me sistemin operativ.

Memoria fikse e Surface Book do të jetë vetëm me teknologjinë SSD edhe nis nga 128 GB deri në 512 GB. Çmimi i këtij produkti varion në bazë të karakteristikave Hardware por gjithsesi Microsoft ka publikuar edhe çmimet e këtyre versioneve:
  • 1,499$ — 128 GB gjenerata e gjashtë Intel Core i5 me 8 GB RAM 
  • 1,699$—256 GB 6th generation Intel Core i5 dhe 8 GB RAM 
  • 1,899$—256 GB gjenerata e gjashtë Intel Core i5 me 8 GB RAM dhe NVIDIA GeForce  
  • 2,099$—256 GB gjenerata e gjashtë Intel Core i7 me 8 GB RAM dhe NVIDIA GeForce
  • 2,699$—512 GB gjenerata e gjashtë Core i7 me 16 GB RAM dhe NVIDIA GeForce
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment