Medusa është një tweak i ri për iOS 9 që na lejon të aktivizojmë fuksione si SlideOver dhe SplitView në çdo iPhone dhe iPad. Këto dy funksione sjellin një multitasking të vërtetë me dy aplikacione të hapura njëkohësisht në ekran. Mund t'i aktivizojmë duke rrëshkitur gishtin nga ekstremi i djathtë në qendër dhe më pas ta ndajmë ekranin në dy pjesë.


Ky tweak është perfekt nëse dëshironi të kopjoni materiale nga një aplikacion në tjetrin dhe në shumë raste të tjera. Medusa është i disponueshëm në dy versione: "Medusa për iPad" që punon vetëm për iPad dhe mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia, ndërsa versioni për iPhone është ende në fazën veta por mund ta shkarkoni nga kjo repo: https://repo.cpdigitaldarkroom.com /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment