Nga shtëpia prodhuese Mantis Shrimp  vjen loja Max Ammo një shooter-arcade tridimensionale, me protagonist kryesor një ushtar me mustaqe të dendura që duhet të përballet me sulmet e Perandorisë jashtëtokësore Reptor, që duan të pushtojnë planetin tonë.

Është një lojë shumë e thjeshtë, me një grafikë shumë të bukur. Për të kontrolluar lëvizjet e protagonistit kryesor mjafton të bëni një swipe në ekran. Për të hapur zjarr ndaj armikut mjaftojnë disa prekje në ekran. Loja ofron me qindra nivele dhe armë të ndryshme që mund t'i përdorni.


Max Ammo është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment