Falë 3D Touch, mund të shfrytëzojmë disa gjeste të ndryshëm në iOS 9. Njëra prej tyre është edhe tastiera trackpad në iPhone 6s, që na lejon të lëvizim kursorin ndërsa jemi duke shkruar diçka. Për të shfrytëzuar këtë funksion interesant të iOS 9 dhe iPhone 6s, mjafton të shkruajmë diçka, dhe një herë që hapet tastiera të ushtrojmë më tepër forcë mbi të për të aktivizuar funksionin trackpad.

Në këtë mënyrë duke spostuar gishtin djathtas dhe majta, kursori do të lëvizë midis shkronjave. Ndërsa, nëse dëshironi të seleksiononi një pjesë teksti, mjafton të ushtroni më tepër forcë mbi ekran dhe të spostoni gishtin për të seleksionuar fjalët që dëshironi. Një funksion mjaft interesant. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment