iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus janë të disponueshëm që nga dita e djeshme edhe në vendin tonë. Dy operatorët kryesorë, Vodafone dhe Telekom Albania, do të ofrojnë dy modelet e reaj të Apple për përdoruesin shqiptar. Në dyqanet Vodafone, modeli 16GB i iPhone 6s do të kushtojë 97,900 Lekë, ndërsa iPhone 6s Plus do të kushtojë 111,400 Lekë. Telekom Albania do të ofrojë iPhone 6s dhe 6s Plus, duke filluar nga 79,900 Lekë me planet Smart të cilët ofrojnë internet pa limit dhe shpejtësi maksimale 4G+.

Në momentin që përdor iPhone 6s, e di që nuk ke përjetuar asgjë si kjo më parë. Me një prekje të vetme, 3D Touch të lejon të bësh shumë më shumë se më parë. Live Photos sjell në jetë kujtimet e tua. Dhe ky është vetëm fillimi. Shih më në detaje iPhone 6s dhe do të gjesh risi në çdo dimension.

3D Touch: Gjenerata e re e Multi-Touch
iPhone i parë prezantoi risinë e Multi-Touch, duke ndryshuar kështu mënyrën si njerëzit e përjetojnë teknologjinë. Me 3D Touch, ti mund të bësh gjëra që kanë qenë të pamundura më parë. 3D Touch e dallon forcën e prekjes, duke të lejuar të bësh gjërat bazike shumë më thjeshtë dhe shpejt.

Foto 12MP. Video 4K. Live Photos. 
Kamera më e njohur në botë është më e avancuar se kurrë më parë. Kamera e re iSight 12 –megapixel shkrep foto shumë të detajuara. Gjithashtu regjistron video fantastike 4K, deri në katër herë më shumë sesa rezolucioni i 1080p i videove HD. iPhone 6s prezanton gjithashtu Live Photos, mënyrën më të re si të ripërjetosh kujtimet e preferuara. Live Photos fikson momentet përpara dhe pas shkrepjes dhe i bashkon me prekjen e një butoni.

A9. Mikroprocesori më i avancuar në një smartphone.
iPhone 6s fuqizohet nga një mikroprocesor i vecantë A9 64 bit, i cili ka një performancë që më parë mund të gjendej vetëm në kompjutera. Do të përjetosh deri në 70 përqind performancë CPU më të shpejtë dhe deri në 90 përqind performance GPU për të gjitha lojrat dhe aplikacionet e tua.

Dizajn revolucionar. Përtej limiteve.
Risitë nuk janë gjithmonë të dukshme për syrin, por po të shikosh nga afër iPhone 6s do të kuptosh që është përmirësuar tërësisht. Pjesa e jashtme është përbërë nga një aliazh i ri prej 7000 fraksionesh alumini, e njëjta cilësi që përdoret në industrinë e aerodinamikës. Xhami mbulues është më i forti e më rezistenti i përdorur ndonjëherë në aparate celularë. Dhe tashmë një ngjyrë e re i bashkohet ngjyrave të arit, argjendit dhe grisë, roza e artë.

4G më e shpejtë. Wi-Fi më i shpejtë.
iPhone 6s suporton 4G+ me shpejtësi edhe më të mëdha se gjenerata e mëparshme. Gjithashtu suporton shumë më shumë banda LTE/4G se çdo smartphone tjetër. Dhe kur lidhesh me Wi-Fi, iPhone 6s të mundëson të lundrosh në web dhe të shkarkosh aplikacione me shpejtësi shumë më të lartë.

Touch ID Siguri e avancuar. Nën gishtat tuaj.
Për gjurmët e gishtave është përdorur një sensor tepër i avancuar dhe më i shpejtë se kurrë më parë, Touch ID e bën hapjen e iPhone-it tuaj të thjeshtë dhe të sigurtë.

iOS 9 Një eksperiencë si asnjë tjetër.
iOS 9 është sistemi operativ më i avancuar, më inteligjent dhe më i sigurtë në botë. Aplikacione të reja të përfshira në aparat, funksionalitete të reja të Sirit, dhe përmirësime të tjera në sistem e bëjnë përdorimin më të zgjuar. Integrim i plotë me pajisje të tjera Apple bën që gjithçka të funksionojë për mrekulli. Dhe App Store është i mbushur me aplikacione fantastike që janë krijuar për të përfituar maksimalisht nga risitë e iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment