HTC ka një produkt heroik nën mëngë, por ai duket mjaft familjar. Fotot e HTC One A9, i cili ende nuk ka dalë, janë publikuar nga OnLeaks në Twitter, dhe na japin një pamje të mirë të telefonit të ardhshëm Android. “The Verge” shkruan se fotot vërtetojnë përfundimisht se One A9 është mjaft i ngjashëm me iPhone 6.

Telefoni ka një dizajn alumini me linja plastike për antenat, ashtu sicc e kemi parë më herët. Por megjithatë, shkruan “The Verge” krahasimi nuk është i drejtë, pasi HTC dhe jo Apple, është e para që përdori antena plastike për valët, në një trup telefoni alumini.


Fotot na tregojnë dhe disa të reja të tjera, si për shembull, nuk do të jetë më Boom Sound Speaker, i cili ka qënë mjaft i mirë në telefonat HTC. Ajo është zëvendësuar me folësin e vogël si tek pajisjet e tjera. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment